Përplasen kokë më kokë trenat në Çeki, viktima dhe të plagosur

Përplasen kokë më kokë trenat në Çeki, viktima dhe të plagosur

Një aksident hekurudhor ka ndodhur në Republikën Çeke me pasojë 4 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur. Aksidenti ndodhi në Pardubice, rreth njëqind kilometra në lindje të Pragës, ku një tren ekspres nate, i drejtuar për në qytetin ukrainas të Chop në kufirin me Sllovakinë, u përplas kokë më kokë me një tren mallrash. Në trenin e parë udhëtonin mbi 300 pasagjerë.

Bilanci i përkohshëm është katër të vdekur dhe të paktën 23 të plagosur. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm Vit Rakusan, i cili ka shkuar në vendin e aksidentit bashkë me ministrin e Transporteve Martin Kupka.

Dhjetëra njësi policie, zjarrfikëse dhe shërbimi emergjence shkuan në vendin e aksidentit, duke ndihmuar në evakuimin e lokomotivave.

Kryeministri çek Petr Fiala foli për një “tragjedi të madhe” dhe shprehu ngushëllimet e tij për të afërmit e viktimave. Sipas zëdhënëses së departamentit lokal të zjarrfikësve Vendula Horakova, treni i mallrave po transportonte karbit kalciumi, ndërkohë që kanë nisur hetimet për aksidentin.

LEXO EDHE:

Back to top button