Përplasja me VMRO-në, Arsovska nuk do të ndryshojë komisionin për evoluim për stacionin e filtrimit

Përplasja me VMRO-në, Arsovska nuk do të ndryshojë komisionin për evoluim për stacionin e filtrimit

Gazetar: Mefail Ismaili

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska është bërë pishman dhe nuk do t’i ndryshojë anëtarët e Komisionit evoluues, për ndërtimin e Stacionit për Filtrim në Shkup, projekt i cili kushton 136 milion euro, shkruan Alsat.

E pyetur nëse ka zgjedhur anëtar të ri që do e përfaqësojnë qytetin e Shkupit në këtë komision, Arsovska tani thotë se tani nuk është e nevojshme pasi e gjitha procedura ka përfunduar. Por nuk ndalon akuzat për ish drejtorin dhe përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së.

“Ne kërkuan që të ndryshohen anëtarët tonë megjithatë ai që i ka përlyer duart tek mjalti  e përfundoi procedurën deri në fund, e ka çuan procedurën deri në fund dhe për të njëjtin do të veproj prokuroria përkatëse… Tani do të bëhet revidimi i procesit, të shihet deri ku është arritur dhe gjithçka që nuk ka bërë të rregullohet, të gjendet zgjidhje që qytetarët ta kenë atë që meritojnë, dhe ky është Stacioni për filtrim”, tha Danella Arsoska, Kryetare e Qytetit.

Por, lideri i VMRO-DPNE-së, Hristijan Mickovski, një ditë më parë në emisionin “Studio e Hapur” në Televizionin e Maqedonisë deklaroi se Banka Evropiane për Investim dëshmoi më së miri se puna e tenderimit për stacionin filtrues ka rrjedhur pa asnjë problem.

Mickoski deklaroi se bartësit e procesit të projektit për Stacionin filtrues janë nga përbërja e kaluar që ka udhëhequr me Qytetin e Shkupit.

“Ai projekt ka filluar në kohën e Petre Shilegovit si kryetar i Qytetit dhe Dushko Veskovskit si drejtor i n.p. Ujësjellësi dhe kanalizimi, se kredia është marrë nga ana e Nina Angellevskës si ministre e Financave dhe Nuredinit si ministër i Mjedisit Jetësor, ndërsa përgjegjëse e njësisë projektuese është Lindita Shakiri e cila është pjesë e udhëheqësisë më të lartë ose e forumit të gruas së LSDM-së, e unë nuk e di se kush është bletari ose merret me mjaltë, nëse dikush është duhet të jetë ndonjëri nga këta”, u shpreh Hristijan Mickovsski, VMRO-DPMNE.

Projekti i Stacionit për filtrimin e ujërave të zeza në Lumin Vardar u bë mollë sherri mes kryetares së qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe VMRO-DPMNE-së.

Arsovska akuzoi ish-drejtorin e Ujësjellësit dhe kanalizimit se nuk ka pranuar të ndryshojë dy përfaqësuesit e Qytetit të Shkupit në Komisionin për evoluim që përgatisin procedurën e tenderit.

Ish-drejtori Zllatko Perinski deklaroi këtë veprim nuk ka mundur ta bëjë, pasi ashtu ka rekomanduar Banka Evropiane për Investim. Ndërsa Banka Evropiane në përgjigje të pyetjeve për Alsat, theksoi se në fazën e parë të projektit për ndërtimin e Stacionit filtrues janë respektuar të gjitha kushtet dhe obligimet e ndërmarra, ndërsa Komisioni për Evaluim i ka kryer të gjitha obligimet në mënyrë të përkushtuar.

Ndërtimi i Stacionit për pastrimin e ujërave të zeza në Lumin Vardar është projekt që kushton 136 milion euro dhe financohet nga Banka Evropiane për investime, Banka Evropiane për zhvillim dhe ripërtëritje, si dhe nga Komisioni Evropian përmes Kornizës investuese për Ballkanin Perëndimor.

Stacioni parashikohet të ndërtohet në hapësirë prej 13 mijë hektarë dhe do të ketë rol që të pastrojë ujin e Lumit nga ndotjet për 90%./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button