Përplasja Wagner – Moskë, çka po ndodh konkretisht? (FOTO/VIDEO)

Përplasja Wagner – Moskë, çka po ndodh konkretisht? (FOTO/VIDEO)

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit: Alsat M

Zhvillime dramatike janë duke ndodhur pas tensionimit të situatës në mes Moskës dhe grupit mercenar rus, Wagner.

Lideri i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka akuzuar Rusinë se ia ka vrarë një numër të madh ushtarësh në një sulm raketor, ndërsa u zotua të “marshojë për drejtësi”, duke ia mësyrë Moskës.

Sipas BBC-së, Prigozhini bashkë me ushtarët e tij tashmë kanë hyrë nga Ukraina për në Rusi, ndërsa Kremlini i ka bërë thirrje atij që t’i ndalojë “veprimet e paligjshme”.

Ndaj Prigozhinit është ngritur një çështje penale, ndërsa shërbimet ruse të sigurisë kanë thënë se kreu i Wagnerit duhet të arresohet për “rebelim të armatosur”.

Pas raportimeve se Wagneri ia ka mësyrë Moskës, niveli i sigurisë është rritur, ku objektet më të rëndësishme shtetërore po ruhen nga njësitet speciale.

Për situatën në mes Wagnerit dhe Rusisë kanë reaguar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku përmes një komunikate, Shtëpia e Bardhë ka thënë se janë duke e përcjellur situatën.

Më poshtë mund të shihni disa fotografi të mobilizimit ushtarak rus pas kërcënimeve të Wagnerit:

LEXO EDHE:

Back to top button