Përplasje politike për Pucko Petrollin
Përplasje politike për Pucko Petrollin

VMRO-DPMNE-ja akuzon se Asmir Jahoski dhe Pucko Petroll nga LSDM si pushtet qendror dhe lokal për 7 vjet ka marrë mbi 180 milionë euro për tenderë.
“Pucko Petroll 30 vite ka pasur statusin e arushës së bardhë në shoqëri. I është lejuar përmes tenderëve të sjellë çfarëdo dhe kur do. Tani në kohën e VMRO-DPMNE-së do t’i jepet fund sjelljes së tij kriminale. Dhe LSD, përveç se të heshtë dhe të rrijë kokëulur, nuk ka të drejtë të nxjerrë asnjë fjalë nga goja. Sepse krimin e ka bërë në kohën e tyre dhe ata e kanë toleruar, sistemi i tyre gjyqësor-prokurorial ia ul masat e sigurisë. Ky është sistemi i njëjtë të cilin LSD e mbron, ndërsa qëndron në kuadrot e gabuar të Këshillit Gjyqësor. LSDM me vetëdije ka toleruar Pucko Petriollin. I kanë mundësuar Pucko Petrollit dhe RKM-së që me furnizimin me mazut të rrotullojnë qindra miliona euro, ndërsa asistencën kryesore e ka bërë drejtori i EMV-së në arrati, Vasko Kovaçevski”, tha Bojan Stojanoski, VMRO-DPMNE.
Ndërkohë LSDM-ja thekson se Pucko Petrol ka qenë furnizues favorit i komunave të drejtuara nga VMRO-DPMNE.
“240 mijë euro tenderë nga Manastiri për Pucko Petrollin- furnizuesin favorit të VMRO-DPMNE-së. Vetëm përmes 3 marrëveshjeve me komunën e Manastirit e cila drejtohet nga Konjanovski i VMRO-së, 240 mijë euro kanë përfunduar te kjo kompani. Këto janë vetëm 3 nga mbi 170 marrëveshje për tenderë, të cilat komuna dhe institucione të drejtuara nga VMRO-DPMNE-ja i kanë lidhur me Pucko Petrollin. Opinioni e di se ky biznes ka lindur në kohën kur DPMNE dhe BDI ishin koalicion. DMPNE dhe Mickoski duhet të dalin para qytetarëve dhe të përgjigjen sa miliona para të qytetarëve përmes komunave, ministrive dhe institucioneve që drejtojnë kanë përfunduar te Pucko Petrioll?”, thonë nga LSDM.
Ditë më parë pronari i Pucko Petrollit, Asmir Jahoski përfundoi në paraburgim, pasi Gjykata Penale pranoi ankesën e Prokurorisë./Alsat.mk