Përplasje titanesh: Liverpul-Real Madrid dhe PSZH- Bajern Munih

Në Nion të Zvicrës u hodh shorti për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve. Shorti deshi që në fillim të fazës së eliminimit të kemi jë përballje të zjarrtë. Do të jetë një përsëritje e finales së fundit dhe Liverpulli do të takohet me skuadrën kampione të Evropës, skuadrën e Real Madridit.  Ndërkohë një derbi i madh do të jetë ajo në mes Paris Sen Zhermanit dhe Bajern Munihu.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 14, 15 dhe 21 dhe 22 shkurt të vitit 2023, ndërsa ndeshjet kthyese janë programuar për 7, 8, 14 dhe 15 mars. Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në stadiumin “Kemal Ataturk” në Stamboll, më 10 qershor.

Liga e Kampionëve – 1/8 e finales

Lajpcig – Mançester Siti

Klub Brizh – Benfika

Liverpull – Real Madrid

Milan – Totenhami

Aintraht – Napoli

Borusia D. – Çellsi

Inter – Porto

PSZH – Bajern Munih

LEXO EDHE:

Back to top button