Përplasje titanesh në finale të “US Open”

Novak Gjokoviq dhe Danil Medvedev do të luajnë në finale të turneut Masters “US Open” në SHBA. Tenist serb, Gjokoviq, në gjysmëfinale mundi Aleksandar Zverevin me 3-2 në sete ose 4-6, 6-2, 6-4, 4-6, 6-2 në geme, në një përballje që zgjati plotë 3 orë e 38 minuta.

Ndërkohë në gjysmëfinalen e dytë, bartësi i dytë i turneut amerikan, Danill Medvedev, me 3-0 në sete mundi kanadezin Feliks Ozhe-Aliasim.

Kujtojmë se Novak Gjokoviq ka fituar tri herë trofeun e “US Open”, ndërsa në anën tjetër Danill Medved synon ta fitojë për herë të parë këtë edicion. Finalja e madhe në “US Open”, do të zhvillohet të dielën në orën 22:00.

LEXO EDHE:

Back to top button