Përplasje zinxhirore e më shumë se 200 automjeteve: Makina dhe kamionë grumbullohen, një person ka vdekur në një aksident në Kinë

Një person humbi jetën në një përplasje zinxhir që përfshinte më shumë se 200 automjete në qytetin kinez të Zhengzhou, e cila ndodhi për shkak të mjegullës së madhe, raportuan shërbimet e urgjencës dhe transmetuesi shtetëror CTV.

Shërbimet e urgjencës thanë se më shumë se 200 automjete u përplasën me njëra-tjetrën, raporton Reuters.

Fotot dhe videot e postuara në mediat sociale tregojnë makina dhe kamionë të grumbulluar mbi njëri-tjetrin në urën Zhengxin Huanghe.

Shumë nga të plagosurit kanë mbetur të bllokuar në automjetet e tyre dhe shërbimi zjarrfikës dërgoi në vendngjarje 11 makina zjarrfikëse dhe 66 shpëtimtarë, raportojnë mediat shtetërore.

Prej mëngjesit të sotëm, dukshmëria në shumë zona ka qenë nën 500 metra dhe herë pas here deri në 200 metra, njofton shërbimi meteorologjik.

Policia mbylli urën për qarkullim.

 

LEXO EDHE:

Back to top button