Përplasjet mes bandave në Haiti, të paktën 28 viktima
Përplasjet mes bandave në Haiti, të paktën 28 viktima

Përplasjet mes bandave kanë lanë të paktën 28 të vdekur në kryeqytetin Haitian. Bandat nisën një sulm të ri në Pétionville, një nga lagjet më luksoze të Port-au-Prince.
Banda Viv Ansanm sipas raportimeve është përgjegjëse për incidentin e dhunshëm, i cili ka lidhur emrin e saj me një seri sulmesh në vend, dhe drejtohet nga ish-polici Jimmy Chérizier, i njohur gjithashtu si “Barbecue”, raporton Guardian.
Chérizier kishte njoftuar veprimin e bandës me anë të një videoje në rrjetet sociale, duke paralajmëruar për sulmin e ardhshëm.
Dhuna e bandave vazhdon të përshkallëzohet dhe vetëm disa ditë para sulmit në Pétionville, aeroporti i Haitit u mbyll për herë të dytë këtë vit pasi të shtënat me armë goditën një aeroplan të Spirit Airlines, duke plagosur një stjuardesë.