Përpos kërcënimeve, Duka shfaqet në stadiumin e Durrësit

Numri një i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u kërcënua nga babai i Gentian Selmanit, Nazmi Selmani për shkak të detyrës.

Nazmi Selmani, i cili është dhe presidenti i Ilirisë së Fushë-Krujës, së bashku me 4 persona të tjerë i shkruan pranë banesës Dukës, pas mesazheve kërcënuese.

Gjithsesi, presidenti Duka, siç shihet në foto, ka zgjedhur që këtë fundjavë të ndjekë nga afër në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, ndeshjen ndërmjet Partizanit dhe Teutës. Sfida, vlen për javën e 3-të.  Ndërkohë 5 persona u arrestuan në lidhje me ngjarjen kërcënuese./Panoramasport/

LEXO EDHE:

Back to top button