Përpos pezullimit, klubi rus i bën ofertë Poll Pogba-s

Poll Pogba, ka marrë një ofertë interesante nga Rusia, ndërkohë që vazhdon pezullimi i tij katërvjeçar nga futbolli për shkak të përdorimit të substancave të paligjshme. Pogba u përjashtua nga futbolli për katër vjet në fillim të këtij muaji pasi doli pozitiv për doping.

Më parë, Pogba u pezullua për dy vjet në shtator, pasi në trupin e tij u gjet suplement DHEA, i cili rrit nivelin e testosteronit në trup. Megjithatë, Gjykata Kombëtare Antidoping e Italisë e ndryshoi vendimin në një ndalim katërvjeçar, që mund të jetë fundi i karrierës së francezit të famshëm.

Megjithatë gazeta italiane Tuttosport sjell sot një histori mjaft interesante. Pogba mori një ofertë nga Rusia për të luajtur në ligën e famshëm të futbollit. Ai ishte i ftuar nga Brok Bojs, të cilët garojnë në Media Football League. Është një projekt i krijuar në vitin 2022, dhe ekipet përbëhen nga të gjitha llojet e personazheve të famshëm, duke përfshirë aktorë, sportistë, këngëtarë e të tjerë.

Drejtori sportiv i ekipit të Brok Bojs, Artjom Çatjaturian, ka telefonuar Pogba-n dhe ka zhvilluar një bisedë me të dhe ka konfirmuar gjithçka në një intervistë për Tuttosport. Çatjaturjan ka dërguar një ofertë në adresën e menaxheres së tij Rafaela Pimento dhe për kushtet e tij është lënë mënjanë një pagë modeste prej 1500 euro në muaj.

Megjithatë, ai përfshin bonuse dhe që Pogba të mos jetë katër vjet pa futboll, ndoshta kjo do ta shtyjë atë të pranojë këtë ofertë interesante.

LEXO EDHE:

Back to top button