Përsëri në rritje numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend

Nga 11.479 analiza të kryera, janë regjistruar 1.396 raste të reja me KOVID-19, nëntë persona kanë vdekur dhe 348 pacientë janë shëruar, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.659.878 teste për Covid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 233.464, numri i të shëruarve është 214.854, numri i të vdekurve është 8.032 dhe numri i rasteve aktive është 10.578.

 

LEXO EDHE:

Back to top button