Përsëri probleme në Instagram: Dërgimi i mesazheve nuk funksionon

Instagram po has sërish probleme dhe përdoruesit nga vende të ndryshme të botës po raportojnë probleme me dërgimin dhe marrjen e mesazheve direkte. Përdoruesit e Facebook Messenger kanë të njëjtat probleme.

Sipas burimeve dhe përdoruesve të ndryshëm të platformave të mesazheve Instagram dhe Facebook Messenger, po ndodh një problem i çuditshëm ku mesazhet zhduken sapo përdoruesit i dërgojnë.

Të dyja platformat kanë disa orë që po përballen me probleme. Një problem u raportua edhe nga DownDetector, një faqe që monitoron gjendjen e faqeve të internetit dhe raporton problemet gjatë funksionimit. Probleme të mëdha në punën e Instagram dhe Facebook Messenger janë raportuar që nga mbrëmë. Përveç problemeve me inbox, të dyja platformat po funksionojnë normalisht.

Për momentin nuk dihet arsyeja për këtë, e as sa kohë do të duhet për të zgjidhur problemet me mesazhet.

Instagram ka pasur probleme në funksionim edhe më parë, dhe raportet kryesore nga përdoruesit janë regjistruar në fund të qershorit.

LEXO EDHE:

Back to top button