Përsëri zjarr në Vizbeg, zjarri po përhapet drejt shtëpive në Vizbeg

Përsëri zjarr në Vizbeg, zjarri po përhapet drejt shtëpive në Vizbeg

Zjarri që shpërtheu më 28 qershor pranë lagjes Shuto Orizare – Vizbeg dhe hotelit “New Star” në Shkup, sot është riaktivizuar, duke shkaktuar shqetësim serioz te banorët lokalë dhe institucionet. Zjarri, që ka nisur nga deponia ilegale, është përhapur me shpejtësi dhe i është afruar shtëpive të para në lagje.

Sipas informacioneve nga terreni, flaka e zjarrit fillon nga bari i thatë në disa zona përreth hotelit. Tymi po ngrihet mbi Vizbeg dhe ekipet e zjarrfikësve po përpiqen ta ndalin zjarrin që të mos i afrohet objekteve dhe shtëpive.

“Në terren janë të shpërndarë ekipe zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit me tre automjete dhe disa zjarrfikës. Kemi kërkuar gjithashtu përforcime shtesë për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve”, njoftojnë nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit.

LEXO EDHE:

Back to top button