Pesë futbollistë nuk janë të kënaqur me punën e trajnerit Alonso

Sipas “Mundo Deportivo”, Belingam është ndër pesë lojtarët që nuk janë të kënaqur me trajnerin Çabi Alonso. Midis tyre janë: Vinisius Jr, Valverde, Rodrigo, Endrik.

Te Real janë mësuar me ankesat e Vinicius te Reali dhe klubi madje synon ta shesë atë, pasi kanë pasur mjaftueshëm teprime të tij jashtë fushës në periudhën pas çmimit “Ballon d’Or 2024” deri më sot.

Alonso është vetë një ish-lojtar i Real Madrid dhe kishte një reputacion të shkëlqyer si lojtar, ndërsa në kohën e tij të mëparshme te Bayer Leverkusen, ai fitoi gjithashtu një reputacion si trajner.

Pakënaqësitë e lojtarëve që janë plot ego mund t’i kushtojnë Alonsos vendin e punës së tij në të ardhmen.

LEXO EDHE:

Back to top button