Pesë lojtarë zhvillojnë sfidën e fundit me Barcelonën këtë sezon?

Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, pesë lojtarë mund të zhvillojnë paraqitjen e fundit për Barcelonën kundër Atletik Bilabao-s. Dy prej tyre janë të sigurt për largim, duke e bërë ndeshjen një moment emocional për ta. Bëhet fjalë për Inaki Penja dhe Ansu Fati. Portieri nuk është në planet e Hansi Flik, ndërsa Fati është pranë huazimit te skuadra franceze AS Monako.
Penja mund të mos jetë i vetmi portier që largohet këtë verë, pasi ekzistojnë dyshime edhe për të ardhmen e Vojçieh Shçezni. Klubi është shumë i interesuar për rinovimin e kontratës së tij, por deri tani ai nuk ka marrë një vendim – nëse vendos të mos vazhdojë, ai pritet të tërhiqet nga futbolli.
Një tjetër emër që mund të largohet është Pablo Torre, i cili e ka pasur të vështirë të sigurojë minuta këtë sezon – pavarësisht disa paraqitjeve premtuese. Për më tepër, ai ka kontratë deri në vitin 2026, ndaj Barcelona mund të vendosë ta shesë tani sa ka vlerë në treg.
Lojtari i fundit që mund të bëjë paraqitjen e fundit me Barcelonën në “San Mames” është Pau Víktor, i cili gjithashtu ka pasur pak hapësira këtë sezon. Për sulmuesin e ri ka interes nga klube të tjera dhe ai raportohet se është i interesuar për një transferim të ri.