Pesë planetë, të dukshëm në qiellin e natës

Pesë planetë, të dukshëm në qiellin e natës

Pesë planetë- Jupiteri, Mërkuri, Venusi, Urani dhe Marsi – do të jenë të dukshëm në qiellin e natës për shumë shikues në Tokë rreth datave 27 dhe 28 mars. Trupat qiellorë do të shfaqen në një rrip qielli pranë gjysmëhënës në rritje, por ekspertët thonë se ajo që do të shihni do të varet kryesisht nga vendi ku jeni. Njerëzit me një pamje të papenguar të horizontit dhe qiell të pastër do të kenë shanset më të mira për të parë Jupiterin dhe Mërkurin, thotë Fienberg, nga revista Sky & Telescope. “Prisni derisa dielli të perëndojë dhe pastaj dilni dhe shikoni poshtë në atë pjesë të ndritshme të qiellit ku dielli sapo ka perënduar me dylbi, dhe ju duhet të shihni Jupiterin më të ndritshëm pranë Mërkurit më të zbehtë”, tha Fienberg. Afërdita, më e shndritshmja e grupit, do të jetë lart në qiell dhe më e lehtë për t’u dalluar, shtoi ai, ndërsa Urani aty pranë mund të duket i zbehtë dhe të jetë i dukshëm vetëm me dylbi. Marsi i kuqërremtë do të shkëlqejë fort pranë hënës.

LEXO EDHE:

Back to top button