Pesë shkaqet e fryrjes që nuk kanë të bëjnë me ushqimin

Fryrja e barkut shkaktohet nga grumbullimi i gazit në traktin tretës. Zakonisht shoqërohet me parehati ose dhimbje në stomak dhe mund të shoqërohet edhe me belçim. Por jo gjithmonë ushqimi është shkaktari kryesor i këtij fenomeni të pakëndshëm.

Gastroenterologia Monica S. Borka shprehet se fryrja mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh që lidhen me shëndetin tuaj fizik dhe mendor.

Stresi

Sistemi juaj tretës është në komunikim të vazhdueshëm me trurin tuaj. Kështu, stresi dhe ankthi, të cilat bëjnë që trupi të çlirojë hormonin e stresit kortizol, mund të kontribuojë në fryrje.

Barna

Disa medikamente mund të prishin ekuilibrin bakterial në zorrë, të shkaktojnë mbajtje të lëngjeve, të ndryshojnë funksionin e tretjes ose të shkaktojnë dëme në sistemin tretës nëse merren për një kohë të gjatë.

Sipas një studimi të vitit 2016 të botuar në Scandinavian Journal of Pain, disa ilaçe kundër dhimbjes zakonisht shkaktojnë kapsllëk, gjë që çon në fryrje. Çuditërisht, suplementet si multivitamina ose suplementet e hekurit gjithashtu mund ta bëjnë këtë, thotë ajo.

Probleme me zorrët

Divertikuloza është një gjendje në të cilën shfaqen fryrje të vogla në të gjithë zorrën e trashë dhe një nga shkaqet besohet të jetë dieta me pak fibra. Por nëse ato qese janë të infektuara, atëherë quhet divertikulit dhe një nga simptomat mund të jetë fryrja. Edhe pse tradicionalisht gjendet tek të moshuarit, studimet e kaluara tregojnë se shumë të rinj janë të prekur gjithashtu.

Infeksioni

Infeksionet e traktit urinar ose infeksionet e stomakut me H. pylori gjithashtu mund të shkaktojnë fryrje. Përveç fryrjes, një infeksion bakterial mund të shkaktojë edhe nauze, belkizim dhe dhimbje ose djegie në stomak.

Menstruacionet

Nuk janë vetëm ngërçet dhe dhimbjet e kokës që i bëjnë periodat potencialisht të padurueshme. Falë luhatjeve të hormoneve të estrogjenit dhe progesteronit, mund të vëreni se jeni të fryrë pak para dhe gjatë menstruacioneve.

LEXO EDHE:

Back to top button