Pesë skuadra “big” në “gjah” pas yllit të Bajer Leverkuzenit

Pas fitimit të titullit kampion në Bundesliga dhe kualifikimit në finalen e Ligës Europa, në një sezon të jashtëzakonshëm, skuadra e Bajer Leverkuzenit mund të humbasë një nga yjet e skuadrës.
Bëhet fjalë për mesfushorin holandez Xheremi Frimpong, që mund të jetë largimi “big” i merkatos së verës. Lojtari ka patur një sezon të shkëlqyer dhe ka tërhequr interesin e disa prej skuadrave kryesore në Europë.
Bëhet fjalë për Bajern Munihut, Man. Siti, Man. Junajtedi, Arsenali dhe Real Madridi, të cilët janë interesuar për 23-vjeçarin. Megjithatë, ekipi që dëshiron të marrë Frimpong do të duhet të paguajnë të paktën 40 milionë euro, të parashikuara nga klauzola e lirimit.
Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2028 me Bajer Leverkuzenin dhe këtë sezon ka shkëlqyer me 14 gola në 44 ndeshje. Një nga lojtarët e paprekshëm të trajnerit Xabi Alonso, ndaj dhe shumë skuadra janë interesuar për të.