Pesë të arrestuar dhe tetë raste të dhunës familjare në 24 orët e fundit
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar tetë raste të dhunës familjare. Pesë persona janë privuar nga liria, ndërsa me një person është zhvilluar bisedë zyrtare.Rastet janë regjistruar në Kërçovë, Kumanovë, Manastir, Prilep, Veles dhe Shkup. Sipas MPB-së, ato përfshijnë sulme fizike, kërcënime me armë zjarri, kërcënime dhe dëmtim të pronës. Për të gjitha rastet, pas dokumentimit të plotë, do të ndërmerren procedurat përkatëse./Alsat.mk.








