Pesë veprat që shpërfaqin filozofinë e Banksyt

Pesë veprat që shpërfaqin filozofinë e Banksyt

Cili je ti në të vërtetë – ai që je ti tani apo ai çfarë je në gjendje të bëhesh? Është një pyetje që të huton, pa dyshim; jo një pyetje me do të cilën do të prisje të përballeshe teksa shëtit nëpër një rrugicë të qetë të Marsejës në ditët e fundit të majit. E, megjithatë, është pikërisht kjo dilemë ekzistenciale të cilën Banksy, i cili dikur ka pohuar se “të jesh vetvetja është gjë e tepruar”, e ka krijuar fshehurazi në një segment të mbyllur në Rrugën “Feliks Frezhie”, që tani është vendndodhja e një vepre të re – kapitulli më i fundit në karrierën shumëvjeçare të këtij artisti të pakapshëm si ngacmues filozofik.

Prej më shumë se 30 vjetësh, Banksy ka provokuar me shumë prej veprave të tij ikonike – nga vajza që zgjatet kot për të kapur një tullumbace në formë zemre, te protestuesi me maskë që hedh një tufë me lule – me aluzione thumbuese ndaj mjeshtërve të mëdhenj të artit, nga Michelangelo te Moneti, nga Vermeeri te Van Goghu. Por, ka edhe më shumë. Nën shabllonet e tij të fshehta fshihet një angazhim i thellë dhe i qëllimshëm me historinë e ideve – nga stoicizmi klasik deri te dekonstruksioni postmodern.

Më 29 maj, Banksy postoi në Instagram një foto të veprës së tij të re – pas më shumë se pesë muajsh – duke ngjallur interesin e njerëzve në internetit dhe duke e mos zbuluar vendndodhjen e saktë. E zbuluar pak më vonë në qytetin e madh të Marsejës, murali është, në vështrimin e parë, i thjeshtë deri në mashtrim: një siluetë e gjatë fari e spërkatur mbi një mur të zbrazët ngjyrë bezhë; si një kunj i ndryshkur metalik i pozicionuar aty pranë; si një hije e pikturuar që shtrihet mbi trotuar, duke lidhur objektin real me jehonën dydimensionale. Mbi far është shkrua është fraza: “Dua të jem ai që ti ke parë tek unë”.

Kushdo që dëshiron të gjejë burimin e ideve që nxisin veprën e re të Banksyt, mjafton të hapë çdo histori të filozofisë për alegorinë e shpellës së Platonit (nga traktati Republika, shekulli IV p.e.s.), dhe më pas ta shfletojë në mendje këtë metaforë antike. Në parabolën e Platonit, të burgosurit të lidhur brenda një shpelle ngatërrojnë realitetin me hijet në mur, duke mos ditur për format më të vërteta që hedhin ato jashtë. Por, Banksy, duke qenë këtu vetja, na sfidon duke përmbysur skemën – duke kthyer përmbys marrëdhënien midis esencës dhe hijes. Në muralin e Banksyt, kunji i zbehtë është një imitim i zvogëluar i vetes, por diçka shumë më madhështor – një far, simbol ndriçimi dhe orientimi. Këtu është silueta ajo që është e vërtetë – jo realiteti.

Përmbysja e Banksyt na nxit të pyesim: ku qëndron realiteti i vërtetë – në atë që është, apo në atë që mund të jetë? Fraza e tij goditëse – “Dua të jem ai që ti ke parë tek unë” – është elastike. Është ky kunj që ëndërron të jetë më shumë sesa duket? Apo hija që dëshiron të bëhet dritë? Apo jemi të gjithë ne – përfshirë vetë Banksyn – ata që përpiqemi të arrijmë versionet më të mira të vetes, ashtu siç na kanë parë ata që kanë besuar në ne? Përgjigjja është padyshim po, për të gjitha këto. Dhe, po, gjithashtu për pyetjen: “A është kjo vepër e re një llambë që mund të ndriçojë nivele të reja domethënieje te Banksy”? Ajo që vijon është një vështrim i shkurtër për në disa nga veprat më të njohura të artistit dhe se si edhe ato gjallërohen nga – dhe shpesh përmbysin – shumë parime të rëndësishme filozofike, si shoqërore ashtu edhe intelektuale, të cilat përcaktojnë kush jemi ne dhe kush mund të bëhemi.

Vajza me tullumbace, 2002

(Vajza me tullumbace, 2002 / Alamy)

Murali i ri i Banksyt në Marsejë nuk është i pari që shoqërohet me një mbishkrim prekës që lidh veprën me historinë e ideve. Ndër më të famshmet e tij është Vajza me tullumbace, që paraqet një fëmijë që zgjatet drejt një tullumbaceje në formë zemre që po largohet. Kjo vepër u shfaq për herë të parë në vitin 2002, në disa vende në Londër, shoqëruar me përshkrimin ngushëllues: “Gjithmonë ka shpresë”. Kjo bindje, që nxit përpjekjen e pandërprerë drejt një ideali që duket i paarritshëm (tullumbacja s’ka gjasa të kthehet), rezonon thellësisht me idetë e filozofit gjerman të shekullit XIX, Arthur Schopenhauer, për një “Vullnet” të pashuar dhe irracional si forcë themelore që shtyn njerëzimin përpara. Kur, vite më vonë, Banksy fshehu me dinakëri një makinë prerjeje, të dirigjuar me telekomandë, në kornizën e një versioni të Vajzës me tullumbace që doli në ankand në vitin 2018 – dhe e shkatërroi veprën përpara syve të të pranishmëve – ai e çoi edhe më tej idenë e Schopenhauerit për kotësinë e dëshirës, duke e manifestuar vetë atë në mënyrë të guximshme. Ku ka vullnet, ka grindje.

Hedhësi i luleve (ose Dashuria është në ajër), 2004

(Hedhësi i luleve ose Dashuria është në ajër, 2003 / Getty Images)

Murali i famshëm i Banksyt që paraqet një burrë me maskë, të ngrirë në momentin para se të hidhte jo një gur apo bombë, por një tufë me lule, mund të duket fillimisht si shprehje e përkushtimit të një pacifisti ndaj mosbindjes paqësore. Vepra duket se pasqyron parimet e Satyagrahas së Mahatma Gandhit – një filozofi e mosdhunës e formuluar në vitin 1919. Figura e tendosur e Banksyt, e armatosur në mënyrë të pazakontë me një grusht bukurie, duket se mishëron këmbënguljen e Gandhit për të përdorur forcën morale, jo atë fizike. Apo jo? Apo mos ndoshta Banksy e ka përmbysur fshehurazi këtë pohim filozofik të forcës paqësore, duke e portretizuar heroin e tij si një protestues të zemëruar? Zemërimi i figurës nuk është zbutur nga një kërkesë ndaj idealeve të larta të bukurisë dhe së vërtetës – përkundrazi, këto ideale janë armatosur nga Banksy. Këtu, bukuria dhe e vërteta nuk janë çarmatosëse – janë shpërthyese.

Një komb nën vëzhgim e kamerave, 2007

(Një komb nën vëzhgim e kamerave, 2007/ Alamy)

Murali i Banksyt në Marsejë përdor një teknikë të provuar për të qenë i sigurt që vepra do të ndërhyjë me forcë në hapësirën urbane kur atë ne do ta ndeshim – duke e ngritur potencialin e saj filozofik nga diçka e brishtë dhe sipërfaqësore në diçka urgjente dhe të pashmangshme. Është një taktikë të cilën ai e përdori edhe në një vepër të vitit 2007, që u shfaq pranë Rrugës “Oksford” në Londër: aty ai paraqet një djalosh mbi një shkallë të lartë, që spërkat grafitin me deklaratën goditëse: “Një komb nën vëzhgim e kamerave”, me shkronja jashtëzakonisht të mëdha. Brenda muralit është gjithashtu një zyrtar policor me qenin e tij të dëgjueshëm, që vëzhgojnë vandalin e ri ndërsa sipër tyre del nga muri një kamerë e vërtetë që regjistron gjithçka.

Shtresat pa fund të vëzhgimit brenda vëzhgimit që dëshmon kjo vepër – ndërsa ne shohim kontrollin e shtetit nga një oficer që sheh djaloshin – përshkruajnë me saktësi të çuditshme konturat filozofike të makinerisë së burgosjes në të cilën filozofi francez poststrukturalist, Michel Foucault, besonte se tashmë është ngërthyer e gjithë shoqëria. Në studimin e tij Disiplinë dhe ndëshkim: Lindja e burgut, Foucault risjell planin për një burg të propozuar nga filozofi britanik utilitarist Jeremy Bentham, në fund të shekullit XVIII – Panoptikoni (“gjithëshikuesi”) – dhe e përdor si metaforë kërcënuese për faktin që askush nuk mund t’i shpëtojë syrit depërtues dhe të gjithëpranishëm të shtetit panoptik.

Të dashuruarit me celularë, 2014

(Të dashuruarit me celularë, 2014 / Alamy)

Vepra plot zgjuarsi e Banksyt nga viti 2014, Të dashuruarit me celularë, hedh një dritë të ftohtë mbi gjendjen e marrëdhënieve bashkëkohore. Murali paraqet një çift, përqafimi i të cilit – gati i përzemërt – ndërpritet nga një përkushtim edhe më i thellë ndaj ndriçimit të ngrohtë të ekraneve të telefonave të tyre zgjuar. Filozofja ekzistencialiste franceze, Simone de Beauvoir, e cila vdiq në vitin 1986, mund të mos ketë jetuar mjaftueshëm për të dëshmuar shfaqjen e celularëve. Por, libri i saj me ndikim të thellë nga viti 1947, Etika e paqartësisë – botuar pikërisht 60 vjet përpara lansimit të iPhone-it në vitin 2007 – me eksplorimin e tij mbi shkatërrimin që shkëputja dhe ndarja mund të sjellin mbi realizimin e vetvetes sonë të vërtetë, është në mënyrë pararendës i gjendjes sonë moderne. Për të qenë të lirë, theksonte de Beauvoir, kërkohet një vëmendje e thellë ndaj njëri-tjetrit. Ajo besonte në autenticitetin e takimeve njerëzore, pa të cilin jeta shndërrohet në një shfaqje të kotë, të ndriçuar dobët nga pajisjet e konsumueshme – në vend që të jetë diçka e thellë dhe me kuptim.

Nga: Kelly Grovier / BBC
Përkthimi: Telegrafi.com

LEXO EDHE:

Back to top button