Pesë vjet nga anëtarësimi i plotë në NATO, Mucunski falënderoi vendet për ndihmën

Pesë vjet nga anëtarësimi i plotë në NATO, Mucunski falënderoi vendet për ndihmën

Maqedonia shënon pesë vjetorin e anëtarësimit të plotë në Aleancën Veri-Atlantike. Ministri i Jashtëm Timço Mucunski mblodhi ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s të cilat i falënderoi për ndihmën e dhënë ne menaxhimin me ngjarjen tragjike të javës së shkuar. Në aspektin gjeopolitik, Mucunski tha se vendi mbështet gjetjen e një zgjidhjeje për Ukrainën dhe se Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për rajonin. Ai bëri thirrje për një strategji për integrimin e plotë të rajonit.

“Si qeveri e përgjegjshme plotësisht e kuptojmë nevojën që Evropa duhet patjetër të marrë më shumë përgjegjësi duke përfshirë edhe për këtë rajonin. Vlerësoj se ne në Ballkanin Perëndimor duhet të tregojmë vetëdije më të lartë dhe ta kuptojmë realitetin e ri. Kjo nënkupton që në mënyrën e duhur të japim kontributin tonë për realitetin e ri. Për ne është shumë e rëndësishme që NATO dhe Bashkimi Evropian e pranojnë rëndësinë strategjike të rajonit dhe e përshëndesim dhe e përshëndesim përpjekjen e këtyre dy organizatave për t’u siguruar stabiliteti dhe prosperiteti i mëtejmë në rajon. Besoj se kemi përgjegjësi të përbashkët që të merremi me aktivitete qëllimkëqija të cilat kanë për synim të prodhojnë jostabilitet dhe ta largojnë rajonin nga rruga e tij evropiane dhe euroatlantike. Sot më shumë se kurrë është e nevojshme strategji e qartë për perspektiva të arritshme evropiane dhe euroatlantike të cilat do të përkthehen në integrim”, tha Timço Mucunski, Ministër i Jashtëm. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button