“Peshku i hënës”, në bregdetin e Oregonit

Një peshk i madh shumëngjyrësh u gjet në bregdetin e Oregonit, SHBA. Peshku Opah, i njohur ndryshe si peshku i hënës u zbulua në Sunset Beach në Seaside, një qytet në anën veriperëndimore të shtetit. Krijesa shumëngjyrëshe, rreth një metër e gjatë kishte një përzierje të argjendtë dhe të kuqërremtë të ndritshme dhe luspa portokalli me pika të bardha. Keith Chandler, menaxheri i përgjithshëm i Akuariumit Seaside, tha se “Ata janë peshq mjaft të mrekullueshëm dhe normalisht nuk i shohim në breg. Ishte mjaft emocionuese për vendasit”.

LEXO EDHE:

Back to top button