Petkov: Çështja e gjuhës është e përcaktuar qartë në Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë

Në Marrëveshjen për Fqinjësi të mirë ka një përkufizim të qartë të gjuhës dhe ne absolutisht mbështesim vetë-përcaktimin e të gjithë qytetarëve në Maqedoninë Veriore, tha kryeministri bullgar Kiril Petkov në përgjigje të pyetjes së gazetarëve gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski, shkruan Alsat.

“Marrëveshja për fqinjësi të mirë ka një definicion shumë të qartë të gjuhës dhe në atë drejtim ne absolutisht mbështesim përcaktimin e të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë si dhe përdorimin e të gjitha gjuhëve siç përshkruhet në Kushtetutë. Ne e kuptojmë plotësisht këtë dhe do të vazhdojmë t’i trajtojmë të gjitha çështjet në atë frymë konstruktive,” tha Petkov./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button