Petkoviqi e quan “mashtrim populist” paralajmërimin e Kurtit për padi ndaj Serbisë

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, i ka dërguar një porosi kryeministrit Albin Kurti.

Petkoviqi ka thënë se Kurti duhet ta kuptojë se tani është në funksion të ri dhe me të vjen edhe përgjegjësia e re, në vend se të merret me “mashtrimet populiste” ndaj bashkëqytetarëve të tij rreth paralajmërimit për padi ndaj Serbisë.

“Njoftimi i Kurtit për një padi kundër Serbisë, përveç që është e parealizueshme, pasi që Kosova e vetëshpallur nuk është shtet, është një përpjekje tjetër për të larguar vëmendjen e publikut nga fakti se Prishtina nuk ka përgjigje, para së gjithash, për pritjet sociale dhe ekonomike të qytetarëve”, tha Petkoviqi në një deklaratë, raporton Zeri.info.

Kryeministri Kurti gjatë ditës së sotme, derisa prezantoi planprogramit qeverisës, tha se do të ngre padi kundër Serbisë për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Do të përgatisim padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Do të jemi të aftë për mbrojtje të integritetit dhe sovranitetit territorial, si dhe do të bëjmë mbikëqyrje demokratike dhe civile të FSK-së”, tha ndër të tjera Kurti.

LEXO EDHE:

Back to top button