Petliçkovski: Gjendja epidemiologjike në vend është përmirësuar

Mosha shkollore më e prekur nga virusi korona gjegjësisht mosha 6-14 vjecare, megjithatë gjendja nuk është shqetësuese. KSI vazhdon te rekomandon mësim me prani fizike.
Skriningu të fillohet sa më shpejtë që të jetë e mundur. Do të testohen jo më shumë se 2000 fëmijë dhe do të zgjatë një javë procesi. Derisa do kemi ndonjë rritje alarmante tek fëmijët nuk përjashtohet mundësia për mësim online.
Vdekshmëria është 3%. Te gjitha analizat tregojnë se viktimat janë të pavaksinuar, ose të vaksinuar me dy doza por që kane kaluar 6 muaj nga doza e dytë. Pa komorbiditete nuk ka në mesin e te vdekurve.
Doza e tretë për momentin është imunizimi më i mirë, rekomandim i fuqishëm i autoriteteve shëndetësore.
Sa i përket skriningut të djeshëm, të hënën do dihet rezultatet e para./Vjollca Aliti