Petreski: Masat e qeverisë relativisht me kohë
Petreski: Masat e qeverisë relativisht me kohë

Për Marian Petreskin, profesor në “American College”, masat e qeverisë janë relativisht në kohë për shkak të, siç thotë ai, faktit që autoritetet tona kishin informacion për krizën në Ukrainë nëntorin e kaluar.
Duke komentuar pakon e masave të Qeverisë, në emisionin “360 gradë” në Alsat, ai ndër të tjerat tha:
“Them se është relativisht në kohë nga perspektiva që tensioni mbi Ukrainën ka ekzistuar më parë dhe presidenti na tha se vendi kishte inteligjencë që kjo do të ndodhte më 5 nëntor 2021. Nuk e di deri në çfarë mase është shfrytëzuar për përshtatje, për përcaktimin e skenarëve, madje edhe për përcaktimin e masave”, tha Petreski./ Alsat.mk