Petreski: Procedurat administrative, barrë për kompanitë

Petreski: Procedurat administrative, barrë për kompanitë

Shpenzimet parafiskale, burokracia dhe mungesa e komunikimit me institucionet vazhdojnë të tangojnë komunitetin e biznesit. Sipas hulumtimit të Institutit “Finance Think”, janë detektuar 377 shpenzime parafiskale dhe që nga viti 2019 ato janë rritur. Me digjitalizimin e plotë të institucioneve këto tarifa do të zvogëloheshin dukshëm, shprehet Bllagica Petreski nga “Finance Think”.

“Kompanitë mikro dhe të vogla e ndjejnë këtë barrë më shumë krahasuar me kompanitë e mëdha. Megjithatë, barra administrative në aspektin e paraqitjeve, korrigjimeve, komunikimit me institucionet evidentohet si barrë dukshëm më e madhe në krahasim me barrën financiare. Rezultatet treguan se shpenzimet parafiskale ndaj institucioneve janë rritur në krahasim me vitin 2019″, tha Bllagica Petreski- “Finance Think”. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button