Petrich: Kurti e ka zbutur qëndrimin ndaj Asociacionit

Petrich: Kurti e ka zbutur qëndrimin ndaj Asociacionit

Marrëveshja në Ohër përshpejtoi procesin e negociatave për të arritur normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, vlerëson ish i dërguari i BE-së për Kosovën Wolfgang Petritch dhe pret që të hënën në takimin e negociatorëve kryesorë të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes.

“Më duket se ka një dialog të vazhdueshëm në të cilin të dyja palët, dhe tani veçanërisht Prishtina, gjegjësisht Albin Kurti, po tregojnë një zhvendosje nga qëndrimet e tyre, para së gjithash për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe të dakorduar prej kohësh”, tha Petrich për portalin, Kosovo Online, përcjellë GazetaBlic.

Ai vëren se tani pala kosovare është më fleksibël, gjë që e konsideron si gjë shumë pozitive.

Ai tregon gjithashtu se procesi i dialogut tani është rivendosur, nga Bashkimi Evropian, me mbështetjen e SHBA-së.

“Qëllimi është, para së gjithash, të sigurohet zbatimi i marrëveshjes. Tani theksi do të jetë në zbatimin, gjë që është e saktë. Është e nevojshme të avancohet hap pas hapi drejt normalizimit të marrëdhënieve”, shpjegoi Petrich.

Në lidhje me takimin e paralajmëruar të kryenegociatorëve të hënën, ai tha se është e rëndësishme të mos “humbet momenti aktual”.

“Është e rëndësishme të flasim, të drejtojmë realisht negociatat për të arritur diçka të mirë edhe për komunitetin serb”, shtoi Petrich.

Sipas tij, takimet më të shpeshta janë reflektim i padurimin e Brukselit dhe Uashingtonit, të cilët duan përparim më të shpejtë dhe për këtë qëllim ka takime më të shpeshta.

Në këtë kuptim, ai rikujton se edhe BE-ja ka theksuar se vetëm nëse ka progres në zbatimin e marrëveshjes, mund të ketë progres në procesin e anëtarësimit.

Kur është fjala për zgjedhjet e shpallura në veri të Kosovës, Petrich tha se do të ketë probleme nëse ato mbahen pa pjesëmarrjen e serbëve.

“Nëse serbët nuk marrin pjesë, zgjedhjet nuk do të kenë asnjë kuptim. Pala serbe duhet të mendojë se cilat janë avantazhet dhe cilat janë disavantazhet nëse nuk marrin pjesë dhe anasjelltas. Komuniteti serb në Kosovë ka dëshmuar se pjesëmarrja, dmth hyrja në institucionet e Kosovës ka sjellë diçka, por për pjesëmarrjen në zgjedhje duhet të vendos lidershipi i serbëve në veri”, ka shpjeguar ai.

Ai theksoi se organet e zgjedhura sigurisht që do të kishin vetëm legjitimitet të kufizuar, nëse do të kishin fare, nëse zgjedhjet do të mbaheshin pa pjesëmarrjen e serbëve.

“Unë jam i mendimit se duhet ndjekur shembulli i Milorad Pupovacit, i cili udhëheq një politikë inteligjente për komunitetin e tij në Kroaci duke marrë pjesë në institucione. Megjithatë, kjo sigurisht varet edhe nga gatishmëria e autoriteteve për kompromis, në këtë rast Prishtinës”, tha Petrich.

Ai shtoi se Kurti, duke pranuar themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, ka treguar njëfarë “gatishmërie për të hequr dorë nga mosgatishmëria për kompromis”./GazetaBlic.

LEXO EDHE:

Back to top button