Pezullim i përjetshëm për 8 hendbollist rus

Tetë hendbollist të kombëtares së kadetëve të Rusisë në hendboll, janë pezulluar përjetësisht nga ky sport, për shkak të involvimit të tyre në kurdisje të ndeshjeve.

Komisioni për Etikë pran Federatës së Hendbollit të Rusisë, ka zbuluar rastin dhe ka paralajmëruar se përpos pezullimit, 8 hendbollistët do të përballen me dënimet që parashihen në ligjet ruse, të cilat mund të sjellin edhe dënime të rënda me burg.

Sipas Komitetit Etik, hendbollistët kanë bashkëpunuar me persona që kanë organizuar bastet, ndërsa fitimin e kanë ndarë pas përfundimit të ndeshjeve.

Presidenti i Federatës së Hendbollist të Rusisë, Boris Kipkeev, potencoi se ndeshjet e kurdisura janë ndaj Danimarkës dhe Austrisë në Kampionatin Evropian, që u zhvillua në Kroaci dhe në të cilën Rusia u ndal në vendin e 15-të.

LEXO EDHE:

Back to top button