Pezullohet futbollisti për postimin e tij në rrjetet sociale

Klubi francez, Nica, e ka pezulluar futbollistin e tij, Jousef Atal për postimin që e bëri ky i fundit për situatën e fundit në Gaza. Mbrojtësi i djathtë, i cili mund të luajë edhe në krahun e majtë si lojtar ofanziv, kishte kërkuar falje për postimin, por që kjo nuk kishte mjaftuar shkaku i situatës së ndjeshme në Rripin e Gazës.
“Lojtari, i vetëdijshëm për gabimin, e ka hequr menjëherë postimin dhe ka kërkuar falje publike. Megjithatë, duke e pasur parasysh natyrën e postimit që e ka shpërndarë dhe seriozitetin e tij, klubi e ka marrë vendimin që të ndërmarrë menjëherë masa disiplinore kundër lojtarit përpara çdo veprimi që mund të merret nga autoritetet sportive dhe ligjore. Për këtë arsye, klubi ka vendosur ta suspendojë lojtarin Youcef Atal deri në një njoftim tjetër”, njofton klubi francez.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me futbollistin Anvar El Gazi, të cilin e suspendoi Mainzi.