Pezullohet me 6 muaj trajneri kosovar që i ra shuplakë vajzës së tij garuese

Gjesti i Valmir Fetiut u kritikua ashpër nga të gjitha anët. Trajneri i taekvondos i ra shuplakë vajzës së tij të mitur pasi ajo u mposht nga një garuese serbe në Evropianin për fëmijë, që u mbajt gjatë fundjavës që shkoi në Tiranë.

Dhe, për veprimin e tij ndaj 8 vjeçares, trajneri nga Suhareka është pezulluar nga Federata Evropiane e këtij sporti luftarak. Në fakt, Veliu u pezullua për gjashtë muaj nga të gjitha aktivitetet vendore dhe ndërkombëtare dhe lajmin e vendimit të marrë nga Bordi Mbikëqyrës i Garës,  e bëri të ditur Federata Evropiane.

Fetiu u gjet fajtor për shkak se u konstatua se ai ishte “fizikisht agresiv” ndaj garueses së tij pas përfudimit të garës. Trajneri kosovar u pa duke i rënë shuplakë vajzës së tij dhe duke e kapur atë derisa po i hiqte pajisjet sportive. /Gazeta Express/

LEXO EDHE:

Back to top button