Piastri jep alarm: Rregullat e reja të F1 mund të shkaktojnë kaos në nisje

Piloti i MekLarenit, Oskar Piastri, ka lëshuar një paralajmërim serioz lidhur me rregulloret dhe makinat e reja të Formula 1, të cilat sipas tij mund të sjellin probleme madhore gjatë garave.

Sipas australianit, diferenca mes një nisjeje të mirë dhe asaj të dobët nuk do të matet më me metra, por mund të kushtojë humbjen e gjashtë apo shtatë pozicioneve menjëherë – një skenar i ngjashëm me atë që shihet shpesh në garat e Formula 2.

McLaren drivers Oscar Piastri of Australia, left, and Lando Norris of Britain celebrate after a first and second place finish in the Formula One Miami Grand Prix auto race Sunday, May 4, 2025, in Miami Gardens. Fla. (AP Photo/Rebecca Blackwell)

Shkaku kryesor janë ndryshimet në procedurën e nisjes pas heqjes së sistemeve të vjetra ndihmëse. Për shkak të kësaj, pilotët tani janë të detyruar ta mbajnë motorin me xhiro të larta për të paktën 10 sekonda përpara nisjes, në mënyrë që të arrihet presioni i nevojshëm në turbinë.

Një llogaritje e gabuar e kohës (timing) mund të rezultojë në një nisje tejet të ngadaltë ose në aktivizimin e sistemit kundër fikjes së motorit (anti-stall), një situatë që u vërejt që gjatë testimeve zyrtare në Bahrein.

“Nuk jam i sigurt nëse ndonjëri prej nesh e di saktësisht se çfarë duhet për një nisje perfekte. Vitin e kaluar bëhej fjalë për një gabim të vogël ose reagim të vonuar. Tani, nëse diçka shkon keq, mund të humbasësh gjashtë apo shtatë pozicione,” deklaroi Piastri.

 

“Përveç kësaj, një tjetër problem mbetet siguria: pilotët në fundin e rreshtit të nisjes mund të mos kenë në dispozicion 10 sekondat e nevojshme për përgatitje, pasi dritat mund të fiken përpara se ata të stabilizojnë presionin e turbinës, gjë që rrit rrezikun për goditje nga pas dhe aksidente në start,” tha mes tjerash piloti australian.

Skuadrat e Formula 1 tashmë kanë filluar të ushtrojnë presion mbi FIA-n (Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit) për të ndryshuar procedurën e dritave të startit ose për të lejuar asistencë softuerike që do të ndihmonte në mbajtjen e presionit të turbinës përpara nisjes.

Gara e parë në Australi pritet të jetë testi i vërtetë për të parë nëse në F1 do të dëshmojmë teknologji të nivelit të lartë apo nisje kaotike të shoqëruara me incidente të shumta.

LEXO EDHE:

Back to top button