Piastri siguron “pole position” në Katar, ndjekin Noris e Verstapen

Pas triumfit pak orë më parë në garën sprint, piloti australian Oscar Piastri siguroi mbrëmjen e së shtunës edhe “pole position” në pistën e Losail, i vlefshëm për garën e Çmimit të Madh të Katarit. Ai ndali kronometrin në kohën 1’19”387, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Lando Norris.

Pra, një vijë e parë e nisjes tërësisht e makinës MekLaren, me dy pilotët që janë ende në garë për titullin kampion për pilotë në Formula 1. Në vendin e tretë u klasifikua Maks Verstappen me “Red Bull”, dy të dhjetat më i avashtë se Piastri, duke mbajtur ende gjallë shpresat për titull.

Vetëm i katërti Xhorxh Rasell me Mercedes, që la pas pilotit tjertër të kësaj skuadre, italianin Kimi Antonelli (i pesti). Më pas u klasifikuan Isak Haxhar, Karlos Sainz, Fernando Alonso, Pierre Gasly e Sharll Lekler. Pra, vetëm vendi i dhjetë për pilotin monegask të Ferrari, që u paraqit dobët.

Akoma më dobët britaniku Luis Hamilton me Ferrari, që u eliminua që në sesionin e parë dhe do ta nisë garën nga vendi i 18-të.

Gara e së dielës ka një detaj të rëndësishëm, ku pilotët janë të detyruar të bëjnë të paktën dy ndalesa dhe çdo set gomash do të zgjasë maksimum 25 xhiro.

LEXO EDHE:

Back to top button