Pilot brazilian në makinën “Haas”, në vend të Nikita Mazepin

Brazilian Pietro Fittipaldi ai që do të zëvendësojë rusin Nikita Mazepin (i përjashtuar për shkak të luftës Rusi-Ukrainë) te skuadra e Haas, në sesionin e dytë të testeve dimërore (10-12 mars) që do të zhvillohen këtë javë në pistën e Bahrein.

Lajmin e konfirmoi drejtuesit e makinës amerikane Haas, që shtoi se Fittipaldi nuk e ka të sigurt vendin në kampionat. Këto teste do të jenë një provë për pilotin brazilian, ndërkohë që kandidatë janë edhe italiani Antonio Xhiovinazi dhe gjermani Niko Hulkenberg.

Te skuadra “Haas” dëshirojnë t’i japin një mundësi pilotit të tyre të tretë, ndërkohë që duan edhe një pilot me përvojë në Formula 1. Piloti tjetër i makinës Haas është gjermani Mik Shumaher.

LEXO EDHE:

Back to top button