Piloti i Ferrarit optimist para garës në Imolla

Pas vendit të gjashtë në garën e parë sezonale në Bahrein, piloti i Ferrarit, Sharll Leklerk rrit pretendimet. Në garën që zhvillohet këtë fundjavë në Imola (Itali), ai kërkon të kapë podiumin, çka do të ishte një objektiv shumë i madh për “kokëkuqen”.

 

“Jemi në duel me 5 skuadra të tjera për vendin e tretë në kampionatin e konstruktorëve. Nëse duhet t’ia dalim mbanë për këtë objektiv final duhet të paraqitemi mirë në garë. Kjo është një pistë speciale për ne, ndaj duhet të dalim kokëlartë. Gjatë këtyre 3 javëve pushim kemi punuar shumë dhe duhet të vijojmë me këtë ritëm deri në fund. Kjo makinë është shumë më lart se ajo e vitit të kaluar dhe është momenti që të marrim diçka më shumë edhe në pistë. Uroj që në Imola të jemi në podium”, tha mes tjerash Leklerk.

LEXO EDHE:

Back to top button