Piloti i Moto GP3, ndrron jetë pas aksidentit në Muggello

Xhejson Dupaskier ka ndrruar jetë në moshën 19 vjeçare. Piloti zviceran i “Moto GP3”, ditë më parë pësoi një aksident të rëndë në “Muxhello” të Italisë dhe i është nënshtruar operimeve kirurgjikale.
Dupaskier u përplas me shpejtësi të lartë me dy pilotë të tjerë dhe u dërgua menjëherë me helikopter në spitalin Karegi. Fillimisht pati një ndërhyrje neurologjike në tru, e pastaj iu desh që gjatë natës t’i nënshtrohet një ndërhyrje në zemër.
Mirëpo, në orën 12 të ditës së sotme, Dupaskier ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti i rëndë