Piloti spanjoll në listën e garuesve në pistën “Losail” në Katar

Piloti spanjoll Mark Markez është përfshirë nga skuadra e “Honda” në listën paraprake të pilotëve që do të garojnë më 28 mars, në garën e parë sezonale të Moto GP, që zhvillohet në pistën e “Losail”, në Katar. Piloti i Honda nuk garon që nga korriku 2020, kur u aksidentua në garën e parë sezonale dhe më pas, në 6 muaj, kreu 3 operacione në shpatull. Tetë herë kampioni i botës është ende në periudhë rehabilitimi.

 

 

Duke qenë se kjo fazë rehabilitimi është e gjatë dhe e vështirë, prania e tij në pistë më 28 mars duket e vështirë. Piloti ka deklaruar se ndihet më mirë nga dita në ditë, duke lënë të hapur mundësinë për të qenë në pistë që në garën e parë sezonale.

Makez nuk mori pjesë javën e kaluar në testet që skuadrat kryen në pistën e Losail, pasi nuk ishte ende gati. Lajmi i përfshirjes së tij në listën e pilotëve të garës tregon se ai mund t’ia dalë mbanë

LEXO EDHE:

Back to top button