Pinë nga shishet që i gjetën në det, humbi jetën katër peshkatarët në Shri Lankë

Pinë nga shishet që i gjetën në det, humbi jetën katër peshkatarët në Shri Lankë

Katër peshkatarë nga Shri Lanka kanë humbur jetën dhe dy tjerë vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi e pinë një lëng të paidentifikuar që gjendej në shihet që i gjetën në det.

Peshkatarët ishin nisur për peshkim kur gjetën shishet rreth 320 milje nga Tangalle, një qytet në jug të brigjeve të ishullit.

Marina e Shri Lankës ka njoftuar se peshkatarët kishin pirë nga shishet që i kishin gjetur në ujë, që dyshohet se përmbanin alkool.

Susantha Kahawatte nga shoqata e peshkatarëve në Shri Lankë, ka njoftuar se marina po tenton të rikthej trupat e pajetë në qytet.

Incidenti ka nxitur protesta  në qytetin rreth 193 kilometra nga kryeqyteti – duke kërkuar që peshkatarët që gjenden në atë pjesë të rikthehen në shtëpi dhe të mos kenë fatin e njëjtë si të këtyre burrave.

LEXO EDHE:

Back to top button