Pioli: Goli i tyre ishte i parregullt dhe neve na u mohua një penallti

Pas humbjes ndaj Romës në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligws Europa, Stefano Pioli është shprehur i dëshpëruar.

“Kemi pasur disa vështirësi në pjesën e parë. na u desh të bënim zgjedhje më të qarta dhe më të guximshme pa top. Ata krijuan disa situate, por më pas pësuam gola nga një kënd, ku ata u treguan më të zgjuar se ne. Në pjesën e dytë më pëlqeu skuadra dhe ne e luajtëm ndeshjen, ndoshta jo me qartësinë dhe cilësinë e zakonshme. Tani ka mbetur edhe një ndeshje dhe skuadra mund të bëjë shumë më mirë.

Këndi nga i cili shënoi Mançini ndoshta erdhi nga një pozicion jashtë loje i Lukaku dhe pranë fundit Abraham kapi topin me dorë brenda zonës dhe jo me kokë. Fatkeqësisht nuk ishim shumë me fat me këtë gjyqtar. Përmbysja e rezultatit nuk do të jetë e lehtë”, është shprehur ndër të tjera Pioli, trajneri i Milanit.

LEXO EDHE:

Back to top button