Pioli: Humbëm finalen në 15 minutat e para të ndeshjes së parë

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli u shpreh i zhgënjyer pas eliminimit, ndërkohë që tha se Interi e meritoi kualifikimin në finale.

“Lojtarët dhanë gjithçka. Interi e meritoi, por të flas për dëshirën nuk më duket e drejtë”, tha Pioli pas ndeshjes, njofton tuttomercatoëeb.

 

“Ne humbëm në 15 minutat e para të ndeshjes së parë. Arritëm këtu me meritë dhe shpresonim të arrinim në finale. Jam shumë i zhgënjyer. Gjatë këtyre viteve do të kishte qenë diçka e veçantë dhe të mos ia dalësh është një zhgënjim. Një sezon më i komplikuar se sa pritej, por që na ka mësuar shumë”, deklaroi trajneri italian.

LEXO EDHE:

Back to top button