Pioli: I zhgënjyer nga rezultati, por futbolli italian po ngritet

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka reaguar pas eliminimit nga Man. Junajted në kuadër të Ligës Europa.

 

 

“Më vjen keq sepse kemi zhvilluar dy ndeshje të mëdha, duhej të shënonim në pjesën e parë dhe do të ndryshonte të gjithë ndeshjen. Fatkeqësi sepse kemi bërë shumë për të arritur këtu, duhej të bëbim diçka më shumë por nuk ia arritëm. Më vjen keq për lojtarët tanë sepse kanë treguar shpirt luftarak. Por në fund të fundit, kjo ndeshje do na bëjë që të rritemi si skuadër. Isha i kënaqur që u përballëm më futbollin anglez, dhe mund të them me plot bindje se jemi duke ju afruar me kualitet. Kemi demonstruar se futbolli italian mund të arrijë ato nivele”, tha mes tjerash Stefano Pioli.

LEXO EDHE:

Back to top button