Pioli: Interi mbetet favoriti i parë për titull!

Lojtarët e Milanit arritën një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në ndeshjen kundër Napolit (1-0), rivalit të drejtpërdrejtë në garën për Scudetton, pas së cilës u ngjitën në krye të tabelës në Serie A, me dy pikë më shumë se Interi, i cili ende ka një ndeshje, më pak.
Pavarësisht suksesit të madh, trajneri i “kuqezinjve”, Stefano Piolo, thekson se rivali i tyre i qytetit është ende rivali kryesor për fitimin e titullit.
“Interi është kampion aktual, ka më pak konkurrencë. Ata mbeten favorit numër një për titull. Interi është një ekip i fortë. Kur kemi një tabelë ku të gjithë kanë të njëjtin numër ndeshjesh, atëherë ne mund të vlerësojmë qartë gjërat,” tha mes tjerash Pioli.
Milani, në xhiron e radhës do të takohet me Empolin, ndërsa Interi do të sfidojë Torinon