Pioli: Interi na detyroi të luanim vetëm në mbrojtje

Pioli është i dëshpëruar pas derbit të djeshëm ndaj Interit, ku kuqezinjtë nuk po munden të dalin nga kriza. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Milanit.
“Është e qartë se ne donim të ishim më kompaktë. Ne pranuam një gol dhe u mbrojtëm keq. Kemi luajtur një ndeshje të vështirë. Tentuam disa herë në pjesën e dytë. Vendimi për të luajtur me dy sulmues në qendër ishte për të vendosur Interin në vështirësi, por ata ishin të përgatitur mirë në mbrojtje.
Interi vazhdon të mbajë ritmin e lartë, janë një skuadër shumë e fortë. Ata na kanë vendosur në çdo moment në vështirësi, na kanë detyruar të luajmë një lojë mbrojtëse pothuajse gjatë gjithë sfidës. Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të punojmë më shumë dhe të rikthehemi aty ku meritojmë të jemi”, ka thënë Pioli.