Pioli merr medaljen e kampionit, por nga policia

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka marë sërisht medaljen e fituesit të titullit të kampionit në Serie A që iu vodh gjatë festimeve. Ngjarja u zbulua më vonë atë mbrëmje të festës, kur Pioli bëri të ditur për mediat se medalja ishte zhdukur dhe ai kërkoi që t’i rikthehet.

Rasti për policinë doli të jetë i lehtë, pasi që fajtori postoi një foto dhe video me medaljen e vjedhur në Instagram me mbishkrimin: ‘Faleminderit Pioli’.

Ceremonia e titullit të Serisë A u mbajt në stadiumin ‘Mapei’ në Reggio Emilia, ku Milani mundi Sassuolo 3-0 për të siguruar Scudetton e tyre të 19-të, i pari që nga sezoni 2010-11.

Lega Serie A ishte zotuar t’i siguronte atij një kopje në rast se origjinali nuk do të ishte gjetur, por tashmë policia ia ka dorëzuar atij medaljen.

LEXO EDHE:

Back to top button