Pioli: Milani meritoi fitoren në Beograd

Skuadra e Milanit kishte dy herë epërsi në gola ndaj skuadrës së Crvena Zvezdës në Beograd, por në fund duhej të pajtohet me barazimin 2-2. Trajneri Pioli beson se skuadra e tij e meritoi fitoren.

 

“Ne do kthehemi në shtëpi pa fitoren e merituar, pasi nuk ishim në gjendje ta mbyllnim ndeshjen më herët. Ne duhet të bëjmë më shumë kur jemi kundër 10 lojtarëve dhe të mos lejojmë hapësira të tilla për kundërshtarin. Ishte qasja e duhur dhe ne kishim bërë aq punë sa për të sjellë fitoren në shtëpi, por nuk e shfrytëzuam më së miri situatën. Ne mund të kishim shënuar një gol të tretë, por mbi të gjitha nuk e merituam barazimin. Sidoqoftë, 2-2 jashtë shtëpisë mbetet një rezultat pozitiv për ndeshjen e parë”, tha mes tjerash Pioli.

Ndërkohë trajner i Mialnit u pyet për ndeshjen e skudetos, ose përballjen me Interin gjatë ditës së diel.

“Kohët e fundit ka pasur shumë gola në derbi dhe ka qenë mjaft i ekuilibruar, por mendoj se kësaj here skuadra që do të pësojë më pak gola do të fitojë”, tha mes tjerash trajneri italiani.

LEXO EDHE:

Back to top button