Pioli: Nuk e donim këtë rezultat, jemi të zhgënjyer

Pas barazimit në ekstrem ndaj Kremonezes, Stefano Pioli është shprehur i zhgënjyer pasi nuk priste këtë rezultat në shtëpi. Milani ka lejuar Interit të kalojë para në renditje dhe tashmë lufta për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm bëhet akoma edhe më e fortë.

“Jemi të zhgënjyer në mënyrë absolute. Ne nuk e donim këtë rezultat. Ndeshjet tani janë të pakta dhe nëse nuk ndërrojmë marshin do të luftojmë për të hyrë në top katërshe. Një pjesë e parë shumë e mirë, në të dytën na zuri gjumi, u nervozuam dhe humbëm kthjellësinë.

 

Në pjesën e parë ne e vumë në praktikë atë që kishim përgatitur dhe ishim të rrezikshëm. Pastaj prisja më shumë thellësi sepse kishte hapësirë. Ne e menaxhuam mirë topin dhe e kontrolluam mirë ndeshjen duke krijuar disa raste të mira, por nuk arritëm ta zhbllokonim ndeshjen. Duhet ta transformojmë këtë zhgënjim në vendosmëri për ndeshjet e ardhshme.

 

Këto janë ndeshje vendimtare, ndoshta gabimi është këtu. Ne nuk po luanim vetëm kundër Kremonese sonte, por kundër Juves, Interit, Romës, Atalantës. Më pëlqeu pjesa e parë, pastaj në pjesën e dytë pushuam së luajturi si ekip, tha pas ndeshjes Stefano Pioli, traneri kuqezi.

LEXO EDHE:

Back to top button