Pioli: Vështirë të mbyllim sezonin me nota pozitive

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli foli pas humbjes nga Spezia (2:0). “Kuqezinjtë” humbën mundësinë për të mbyllur diferencën nga katër më të mirat.
“Në pjesën e parë gjithçka ishte në rregull, por pas pushimit ne performuam nën mundësitë tona. Sigurisht, nuk mund të ndalemi së menduari për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, por e dinim se sa e rëndësishme ishte ndeshja e sotme. Do të jetë e vështirë ta mbyllim këtë sezon me një notë pozitive. Mbetet të besojmë se do të arrijmë ta kthejmë rrjedhën e përballjes me Interin në favorin tonë. Duhet të luajmë shumë më mirë se në dy takimet e fundit”, tha Pioli në një intervistë për “DAZN”.
Ndeshja e kthimit e Milanit ndaj Interit në Ligën e Kampionëve do të zhvillohet më 16 maj. /abcnews/