Piramida e Tiranës dhe biblioteka në Pekin ndër projektet arkitekturore më të pritura në 2023

Portali i njohur “Dezin” ka publikuar një listë me disa projekte arkitekturore që thotë se publiku i pret më shumë në vitin 2023. Lista përfshin vetëm projekte të pazakonta arkitekturore, ndërtimi i të cilave duhet të përfundojë këtë vit.
Qendra Gilder në Nju Jork
Në listën e ndërtesave të reja më të pritura në SHBA është qendra “Glider” në Nju Jork, e cila po ndërtohet si vazhdimësi e Muzeut Amerikan të Historisë Natyrore. Brendësia prej betoni e kësaj ndërtese do t’i ngjajë shpellave.
Qendra e Artit Civil Zhuhai Jinwan në Kinë
Studioja Zaha Hadid është vendosur mbi një liqen artificial në Zhuhai, në Kinën jugore. Çatia ka pamjen e zogjve shtegtarë, katër krahët e të cilëve do të strehojnë një teatër, një muze arti, një sallë fleksibël dhe një qendër shkencore.
Piramida në Tiranë
Muzeu i braktisur kushtuar Enver Hoxhës po shndërrohet në një qendër rinore në formë piramide. Projekti është i studios holandeze “MVRDV”, e cila përveç piramidës, gjatë këtij viti duhet të përfundojë edhe disa projekte të tjera.
Biblioteka e Pekinit
Biblioteka është projektuar nga studio Sneheta, dhe vizitorët do të kenë ndjesinë e të qenit në një pyll. Midis sediljeve janë vendosur dhjetëra shtylla të holla që degëzohen deri në çati dhe përfundojnë me zbukurime që duken si mbulesa pemësh.
Shtëpia e Abrahamit në Abu Dhabi
E konceptuar si një kompleks që do t’u kushtohet tre besimeve, Shtëpia Abrahamike në Abu Dhabi do të përmbajë një kishë, një xhami dhe një sinagogë.