Pirja e kafesë i jep një shtysë të veçantë trurit, thonë shkencëtarët
Pirja e kafesë i jep një shtysë të veçantë trurit, thonë shkencëtarët

Për shumë njerëz, kafeja e parë e ditës është e vetmja gjë që mund t’i zgjojë në mëngjes. Dhe rezulton se ka shkencë të vërtetë pas saj.
Të gjithë e dinë se kafeja i siguron trupit tonë një dozë kafeine, por tani është zbuluar se kafeja na jep edhe një “nxitje të veçantë” shtesë.
Në fakt, hulumtimet e reja tregojnë se pirja e kafesë së nxehtë aktivizon zona shtesë të trurit.
Ekspertët thonë se pirja e kafesë rrit lidhjen në një rrjet nervor më të avancuar të trurit që kontrollon shikimin dhe pjesët e tjera të përfshira në kujtesën e punës, kontrollin njohës dhe sjelljen e drejtuar nga qëllimi – diçka që nuk u gjet kur pjesëmarrësit konsumonin vetëm kafeinë.
– Pas kafesë, të anketuarit ishin më të gatshëm për veprim dhe më vigjilent ndaj stimujve të jashtëm – thotë bashkautorja e hulumtimit, Maria Pico-Perez.