Plagosen me armë dy persona pranë një lokali në Sarandë

Dy persona janë plagosur me armë zjarri pranë një lokali në qytetin e Sarandës në orët e para të mëngjesit. Sipas Policisë së Shtetit, janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë dhe M. J., 33 vjeç, banues në Tiranë.
Rrethanat sesi janë plagosur këta shtetas janë ende të paqarta, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Të plagosurit janë dërguar për të marrë mjekim në spitalin rajonal dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.